E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleresim me kredite edhe per lendet baze

Nxenesit qe nuk grumbullojne 24 kredite gjithsej nuk do te mund te kalojne nga njeri vit ne tjetrin

Udhezimi i Ministrise se Arsimit mbi programet mesimore tekstet dhe sistemin e vleresimit te nxenesve ne arsimin parauniversitar per vitin 2010-2011 duket se do te sjelle nje seri ndryshimesh.

Ndonese ne pamje te pare duket se edhe ky udhezim qe ka hyre ne fuqi rreth nje jave me pare me vendim te Keshillit te Ministrave eshte i njejte me ato te meparshmit ne teresi ai parashikon risi dhe ndryshime thelbesore. I tille do te jete sistemi i vleresimit nepermjet krediteve per nxenesit e arsimit te mesem dhe zevendesimi i teksteve te vjetra me ato te reja qofte per nga titulli dhe per nga permbajtja.

Ndonese nje jave pas fillimit te vitit te ri shkollor Ministria e Arsimit prezantoi per here te pare sistemin e vleresimit me kredite vitin e ardhshem pritet qe edhe kjo pike te pesoje disa ndryshime. Rreth kater muaj me pare MASH-i pohoi se kreditet do te perfitoheshin vetem nepermjet zhvillimit te lendeve te avancuara praktike e re ne arsimin shqiptar. Per vitin e ardhshem shkollor ky institucion ka urdheruar qe kreditet te perfitohen nga zhvillimi i te gjitha lendeve qofshin ato te detyruara te avancuara apo me zgjedhje.

Lenda e biologjise do tu jape mundesine nxenesve te perfitojne 2 kredite edukimi fizik 2 gjeografia 2 gjuha e huaj e pare 3 gjuha shqipe e letersia 3 historia 2 kimia 2 matematika 3 njohuri per shoqerine 2 teknologjia 1 ndersa TIK 2.

Nisur nga nje perllogaritje e thjeshte rezulton se nxenesi per te kaluar nga klasa X ne ate XI apo XII duhet te kete grumbulluar ne total plot 24 kredite gjithsej. Ne te kundert perfaqesuesit e MASH-it bejne te ditur se kalimi i tij nga njeri vit ne tjetrin nuk do te jete i mundur.

Lehtesia

Ndonese eshte premtuar qe vitin e ardhshem te gjithe nxenesit do te konkurrojne te barabarte per te perfituar kredite burime nga MASH sqarojne se do te kete edhe perjashtime.

Kjo do te thote qe te rinjte qe nuk jane te kenaqur me kreditet qe perfitohen nga lendet e kurrikules berthame pra duan te grumbullojne me shume se aq do te kene mundesi te zhvillojne paralelisht edhe lendet e avancuara qe do tu japin mundesine gjimnazisteve per te fituar me shume ne raport me bashkemoshataret e tyre. E megjithate kjo varet nga vete te rinjte dhe ambicia qe do te kene ata per te kerkuar gjithnje e me shume rezultate te mira.

Ne udhezim thuhet se vleresimi me kredite nuk do ta perjashtoje vleresimin klasik ate me note.

Tekstet

Lenda gjeografi 10 eshte e njevlershme me lenden shkenca e tokes ne kurrikulen e re ndersa lenda njohuri per shoqerine 10 eshte e njevlershme me lenden qytetaria ne kurrikulen e re thuhet ne udhezim.

Ne te parashikohet gjithashtu qe nese nxenesi i ka zhvilluar lendet gjuha shqipe e letersia 10 dhe Matematika 10 me nga 4 ore ne jave do ti njihen vetem nga 3 kredite per secilen.

Ne menyre qe nxenesi te plotesoje lendet e kurrikules berthame te klases se 10 me 26 ore duhet te jape provim jo me vone se fundi i muajit tetor 2011 36 ore te nje lende nga fusha e arteve si edhe 36 ore te nje lende nga fusha e aftesimit per jeten dhe karrieren. E megjithate MASH-i parashikon qe te rinjte te kene te drejte te perzgjedhin ndermjet pese lendeve te fushes se arteve dhe te tria lendeve te aftesimit per jeten pra zgjedhja do te jete e lire dhe jo e kondicionuar. Nga ana tjeter ne udhezim theksohet se kur nxenesi mbetet ne njeren ose te dyja keto lende do te kete te drejten ti rijape ato ne provimet e vjeshtes 2011.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›