E Diel, 1 Nëntor 2026

AGPK: Të ndalet presioni ndaj RTK-së

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 19:42

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se me shqetësim po i përcjell zhvillimet rreth transmetuesit publik në vend, Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në pozitë dhe opozitë që të heqin dorë nga presioni mbi RTK-në.

Thuhet se AGPK merr shkas nga dy deklarata publike të partisë më të madhe opozitare në vend LDK, për të reaguar kundër një praktike të tillë.

AGPK u bënë thirrje të gjitha partive politike në pozitë dhe opozitë që të heqin dorë nga presioni mbi RTK-në.

“Nuk u takon partive politike që me deklarata publike të vlerësojnë profesionalizimin e një raporti medial. Ftojmë të gjitha partitë politike që për pakënaqësi eventuale t`i drejtohen mekanizmave përgjegjëse në vend, dhe të mos i japin vetes kompetencën e vlerësimit të punës së kolegëve tanë. Vendosja e lirisë së shtypit në debat gare mes partive politike është e papranueshme për AGPK-në", thuhet në reagim.

AGPK i fton të gjitha partitë politike, dhe u rikujton atyre se e kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrën e qëndrueshme të financimit të RTK-së, e jo të tentojnë ta ngulfasin këtë medium.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›