E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho është një gjeni

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 20:09

David Beckham e përshkruan si gjeni trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho. Së shpejti ekipi aktual i mesfushorit anglez, Los Angeles Lakers do të luajë pikërisht ndaj Realit.

“Reali me të vërtetë është i fortë, ta fut frikën. Nuk kam dyshim se mund t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. E kanë njërin prej trajnerëve më të mirë në botë", ka thënë anglezi.

"Mourinho është një gjeni, këtë e ka demonstruar kudo që ka qenë. Unë jam rikuperuar dhe kam kohë një javë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, që për mua është e veçantë. Vitin e kaluar s’kam mundur të luaj kundër Realit, tash s’dua ta humb këtë mundësi”, shpjegoi Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›