AGPK në krizë për shkak të preferencave politike të kryetares

Foto: Blerim Uka, Indeksonline
Dyshimet për preferencat politike të kryetares aktuale dhe organizimi i koktejit për Ditën e Lirisë së Shtypit në hotelin e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, kanë bërë që Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës të futet në krizë. Dhe vetëm pak ditë pasi konsolidimit të udhëheqjes së re, gazetarëve mund t’u reduktohet numri i anëtarëve që përfaqësohen në AGPK.
Pasi Xhemajl Rexha i KTV-së ka deklaruar se është anëtar në dorëheqje i këtij asociacioni, edhe anëtarë të tjerë të tij po e mendojnë një veprim të tillë. Jeton Sopa, anëtar i bordit dyshon se do të bëhet zgjidhje me dorëheqjen, transmeton Koha.
Ai kërkon urgjentisht mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Që imazhi i AGPK-së ka ndryshuar dukshëm kohët e fundit, e pranon edhe anëtarja tjetër, Teuta Gashi, por aktualisht ajo thotë se po e shqyrton situatën. KTV-ja ka provuar gjatë gjithë ditës të kontaktonte kryetaren e AGPK-së, Liridona Lluka – Gashi, mirëpo ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve asnjëherë, as në numrin e saj personal, as në atë të redaksisë ku punon./Indeksonline/