E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje alarmante e shkurorëzimeve në Kosovë

Në Kosovë, shkurorëzimet e çifteve po vazhdojnë të pësojnë rritje alarmante. Muaji mars i këtij viti konsiderohet më i larti nga tre muajt e parë të këtij viti. Vetëm gjatë këtyre muajve janë bërë 113 shkurorëzime.

Por në po të njëjtin muaj janë realizuar 1.392 kurorëzime. Këto të dhëna janë prezantuar në Raportin tremujor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, transmeton KTV.

Sipas këtyre të dhënave, tregtia vazhdon të mbajë primatin e veprimtarisë, ngaqë është kërkuar më së shumti të regjistrohet nga 2.164 biznese të tilla. Ky sektor është përcjellë menjëherë nga ai i ndërtimtarisë dhe pasuria e patundshme, pastaj sektorët që merren me prodhim, siç janë ata të industrisë përpunuese dhe bujqësia.

Një rritje ka pësuar eksporti vendës, por sërish me materiale të përpunuara dhe të papërpunuara.Shtetet e BE-së prijnë për destinacion të eksportit, të përcjellë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Edhe importi ka vazhduar të shënojë trend rritjeje, duke arritur shifrën prej 156.3 milionë eurosh. Nga vendet e rajonit, Serbia vazhdon të rrisë eksportin e prodhimeve në Kosovë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›