E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, 4 rastet të reja në Shqipëri

Arrin në 12 numri i personave të prekur me grip derri në Shqipëri. Bëhet fjalë për 4 raste të reja të konfirmuara sipas Institutit të Shëndetit Publik , nga laboratori i referencës në Rumani. Ky laborator ka kthyer pasditen e së hënës përgjigjet e analizave për 13 mostrat e dërguara si raste të dyshuar. Nga këto, vetëm katër prej tyre janë konfirmuar me virusin e gripit të derrit. 8 rasteve të mëparshme i'u bashkohen edhe 4 rastet e reja me gripin e derrit, duke e çuar në 12 numrin zyrtar të të prekurve. Për momentin ISHP, konfirmon se nuk ka raste të reja të dyshuar si bartës të A/H1N1-shit, por aktualisht pranë laboratorit të ISHP-së janë mbi 300 mostra të dërguara nga të gjitha rrethet për diagnostikim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›