E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturat e telefonit, Posta Shqiptare: Albtelekom ka prishur kontratën

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare,sh.a Arqile Gorea, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se "Nuk është faji i Postës Shqiptare sh.a, që qytetarët nuk marrin faturat e ALBTELEKOMIT, në shtëpitë e tyre". "Duke marrë shkas nga reagimet e qytetarëve në media për mosmarrjen e faturës së telefonit në shtëpi, tha Gorea, e ndjejmë për detyrë për të sqaruar klientët tanë dhe opinionin publik të cilët prej 5 muajsh nuk përfitojnë shërbimin e marrjes së faturës së Albtelekomit në banesë, se ky kaos ka ardhur si pasojë e shkeljes së njëanshëm të kontratës nga Albtelekom që ka me Postën Shqiptare".
Sipas tij, Posta Shqiptare është e përgjegjshme në të gjitha shërbimet e saja për të qenë së më pranë klientëve për të iu shërbyer sa më mirë atyre. "Ne në përpjekjet tona po kërkojmë rrugë të reja për të krijuar sa më shumë shërbime që qytetarët shqiptarë, klientë tanë vendas dhe të huaj t'u lehtësojmë mënyrën e jetesës duke kursyer kohën, paratë duke ua bërë komode në qendrat e tyre të banimit tu ofrojmë shërbimet tona"-tha kreu i Postës Shqiptare.Gorea theksoi se, "në një kohë kur kërkojmë zbatimin e shërbimeve të reja nuk mund të braktisim ato tradicionale".
Por në komunikimin zyrtar, Albtelekom njofton se: "... për t'iu gjendur sa më pranë pajtimtarëve, Albtelekom sh.a. duke filluar nga data 01.04.2009 do të bëjë të mundur dërgimin e faturave telefonike për pajtimtarët e tij, edhe me resurset e veta".
Gjate periudhës ne vazhdim është krijuar një situate jashtëzakonisht e ndërlikuar, pasi qytetaret te çorientuar, drejtohen ne sportelet e postes për te kryer pagesën e telefonit, duke mos qene te pajisur me faturë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›