E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, BE: 2009-ta, viti i rekordeve

"Europa ka humbur 200 mijë hektarë pyje dhe shkurre në fillim të verës dhe zjarret tragjike do të vazhdojnë të shtohen për shkak të ngrohjes së klimës nëse qeveritë nuk bëjnë asgjë për t'i parandaluar". Një gjë e tillë është paralajmëruar ditën e hënë nga Komisioni Europian. "Rreziku i zjarreve do të vazhdojë të jetë shumë i lartë gjatë ditëve të ardhshme në shumë rajone mesdhetare", paralajmëruan ekspertët e ekzekutiviti të Brukselit.
"Deri tani, sipërfaqja e shkatërruar nga zjarret në pyje në Bashkimin Europian që nga fillimi i vitit 2009 ka arritur në 151 955 hektarë në harta, 43 përqind e të cilave pyje, gjë që përputhet, sipas vlerësimeve me një sipërfaqje të përgjithshme prej rreth 200 000 hektarësh", shpjegoi ai. "Një hektar përputhet me një stadium futbolli, për t'iu dhënë një imazh", shpjegoi Andrea Camia, i qendrës së përbashkët të kërkimit të BE-së, duke paraqitur raportin e nëntë të sistemit europian të informacionit për zjarret në pyje. Vendet më të prekura kanë qenë Spanja dhe Italia, me më tepër se 80 përqind të sipërfaqjeve të djegura", theksohet në raport. Franca e ka paguar gjithashtu shtrenjtë këtë situatë dhe ka kaluar një periudhë të vështirë në fund të korrikut në Marsejë, sepse zjarret janë afruar shumë pranë banesave. "Sipas parashikimeve, do të duhet pa dyshim të shtohen deri tre mijë hektarë deri në fund të stinës", bëri të ditur Camia. Ndërkohë që Komisioni Europian nuk mund të bëjë shumë për shtetet e prekura nga zjarret. "I kemi duart e lidhura. Mund të ofrojmë një mbështetje financiare, të nxisim bashkëpunimin, por në fushën e parandalimit, shtetet duhet të përgjigjen vetë. U takon atyre të përgatisin terrenetdhe të parashikojnë rezervuarët e ujit", tha Andrea Camia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›