A/H1N1, Kosova nis vaksinimin e popullsisë
PRISHTINE-Sot pritet të fillojë vaksinimi kundër virusit A/N1H1. Pasi vaksinat kundër gripit të derrit donacion nga Turqia, tashmë kanë arritur, ndërsa vaksinat e dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të vijnë në fillim të muajit dhjetor, autoritetet shëndetësore janë përgatitur për të vaksinuar popullsinë.
Zëdhënësi për shtyp i MSH-së, Faik Hoti, ka thënë se fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësor në Klinikën Infektive, Emergjencë dhe në Klinikën e Gjinekologjisë. Ndërkohë në Klinikën Infektive të QKUK së po trajtohen 16 pacientë të infektuar me virusin A/H1N1, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Dr. Sali Ahmeti, infektolog. Mjekët apelojnë të qytetarët, nëse vërejnë shenja të gripit, qoftë edhe atij sezonal, që të paraqiten sa me parë të mjeku më i afërt. Që nga paraqitja e rastit të parë të infektuar me këtë virus në muajin korrik të këtij viti, në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes, ndërsa numri i të infektuarve deri tani ka arritur në 80.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë dyshon se epidemia e gripit të derrit ka arritur shkallën më të lartë në hemisferën veriore. Megjtihatë Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetit tërheqin vërejtjen se nuk mund të thuhet se rreziku ka kaluar.
Ekspertët po studiojnë edhe rastet kur virusi H1N1 ka treguar rezistencë ndaj mjekimit.
(d.b/BalkanWeb)