Bogdani në fushë me maskë,Salihi shënon në derbi
Erjon Bogdani e ka kaluar dëmtimin e pësuar e pësuar në ndeshjen me Udinezen pak javë më parë dhe ka luajtur për 32 minuta, në ndeshjen mes Sampdorias dhe Kievos. Sulmuesi kuqezi u fut në fushë në minutën e 58-të në vend të Abruskatos dhe ishte me një “look” të ri... me maskë në fytyrë. Bogdani tregoi edhe njëherë se mbetet një lojtar tepër i rëndësishëm për Kievon, pasi futja e tij bëri që veronezët të shënonin të paktën golin e nderit ndonëse luajtën me 10 vetë për një pjesë të madhe të kohës. Sampdoria ishte duke kryesuar 2-0 deri në futjen e “Bogut”, ndërkohë që takimi përfundoi 2-1.
Ndërkohë, në Bundesligën e dytë gjermane, Skela ka luajtur 90 minuta në fitoren 1-0 të Koblencit ndaj Alemania Ahenit. Ndërkaq, një tjetër gol për sulmuesin e kombëtares shqiptare Hamdi Salihi, që tregon se mbetet një nga lojtarët më në formë të saj. Sulmuesi shkodran ka realizuar golin e katërt në derbin me Austrinë e Vjenës, që Rapidi e fitoi me rezultatin e thellë 4-1. Ky ishte goli i nëntë këtë sezon për futbollistin kuqezi dhe i shtati në kampionat me fanelën e Rapidit të Vjenës. Shifra që tregojnë se investimi i bërë nga skuadra vjeneze nuk ka qenë kot. Me këtë fitore, skuadra e Salihit është ngjitur në vend të dytë me 31 pikë, vetëm 3 më pak se Salcburgu, por ekipi i Red Bull ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Ndërkohë, Austria e Vjenës dhe Shturmi i Gracit mbeten prapa në renditje, me 29 dhe 27 pikë respektivisht.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)