Milani merr 3 pikë, ndeshje spektakolare ndaj Kaljerit
Milani ka marrë 3 pikë të tjera në Serinë A, pas një ndeshje spektakolare të zhvilluar kundër Kaljarit. Në fund të 90 minutave, rezultati ka qenë 4-3 për kuqezinjtë, të cilët konfirmohen si një nga skuadrat më në formë në kampionatin italian. Ekipi i Leonardos ka grumbulluar 16 pikë nga 18 të mundshmet në 6 ndeshjet e fundit. Falë edhe lojës së të rinjve të Kaljarit, ndeshja ka qenë një spektakël i vërtetë. Skuadra e Alegrit tregoi se mbetet një nga më sulmueset në Serinë A. Ishte Klarens Sedorf që zhbllokoi rezultatin pas vetëm 5 minutash lojë, pas një trekëndëshi të tij me Borrielon. Dukej si pikënisja e një goleade, por 4 minuta më pas Matri arrin të barazojë, falë një mungese përqendrimi të Kalaxes. Më tej, Zheda dhe Matri trembin milanistët, të cilët shohin skuadrën e tyre të pësojë golin e dytë në minutën e 30-të pas një gjuajtje të Laxarit. Por, Pirlo e Pato arrijnë të gjenden mirë me njëri-tjetrin pak minuta më vonë dhe topi i goditur nga sulmuesi brazilian, kthehet nga portieri dhe i shkon Borrielos që shënon 2-2. Më tej, Ronaldinjo jep një asist të bukur për Paton, që pasi shmanget si fenomen, futet në zonë dhe realizon. Dinjo duket si në kohën e Barcelonës dhe në fushë ka një Milan ndryshe. Në minutën e 62-të Astori rrëzon Borrielon dhe është braziliani që e çon ndeshjen në 4-2 me penallti. Por, Kaljari nuk është dorëzuar. Vetëm 7 minuta më vonë sardët shënojnë golin e tretë me Nene, i sapofutur në lojë. Deri në fund skuadra kuqezi është mbrojtur mirë, ndërsa Kaljari ka sulmuar vazhdimisht, por pa arritur të shënojë.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të Serisë A të luajtura të dielën, ajo që bie në sy është rikthimi te fitorja i Romës dhe Sampdorias. Verdhekuqtë mundën 3-1 Barin, në një sfidë ku hero ishte Toti me 3 gola, ndërsa në “Marassi”, Kievo me mungesa nuk mund të shkonte më shumë se një humbje 2-1. Një fitore tepër e rëndësishme edhe për Livornon që mposhti 2-1 Xhenoan në fundin e ndeshjes. Ndërsa sfida mes Napolit dhe Lacios ka përfunduar në barazim pa gola, ç’ka i lë bardhekaltërit në zonën e rënies nga kategoria tashmë. Lacio ka vetëm 11 pikë dhe nuk fiton që nga muaji gusht, një ecuri vërtetë katastrofë për një ekip që në fillim të sezonit pretendonte zonat e larta të klasifikimit. Ndërkohë, një fitore tepër të rëndësishme ka arritur dhe edhe Atalanta e Antonio Kontes, që mposhti 2-0 në transfertë Sienën e vendit të fundit. Derbi mes Palermos dhe Katanias, një nga më të zjarrtit në Itali, ka përfunduar në barazim 1-1, por me një gol të anuluar për Katanian në fundin e ndeshjes.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)