E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Obama shpall emergjencë kombëtare në SHBA

Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka shpallur emergjencë kombëtare për shkak të gripit të derrave në Shtetet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë pasi presidenti Obama e ka firmosur deklaratën të premten në mbrëmje.
Zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë thonë se më se 1 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga gripi i derrave.
Shefi i Qendrave për kontrollin e sëmundjeve dhe të parandalimit në Shtetet e Bashkuara, Tomas Friden, tha se virusi H1N1 tashmë është përhapur në 46 prej 50 shteteve amerikane dhe më tepër se 20 mijë vetë në Amerikë gjenden në spital për shkak të këtij gripi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se afro 5 mijë ndjerëz kanë vdekur në mbarë botën nga gripi i derrave, prej muajit prill të këtij viti, kur kjo sëmundje u paraqit së pari Meksiko, e pastaj ajo u përhap edhe në Shtetet e Bashkuara.
Përhapjen globale të gripit të derrave, Obama e ka përshkruar si pandemi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›