AH1N1, alarm edhe në futboll
Sipas mjekut italian, nuk mund të përjashtohet kurrsesi mundësia e infektimit të futbollistëve me mënyra shumë të thjeshta,sepse kemi të bëjmë me një sëmundje tepër ngjitëse.
Megjithatë, përhapja e mundshme e virusit A nuk duhet të ngjallë shqetësim. Frika është e justifikuar pas rasteve të regjistruara në ditët e fundit në Itali dhe nga lajmi i vdekjes së një pacienti, e mohuar më pas nga zyrtarët e spitalit të Napolit.
Në botën e futbollit alarmin e lëshon Enriko Kastelaci, mjeku i skuadrës përfaqësuese të Italisë dhe president i “Lamica”, shoqatës së mjekëve të futbollit. “Virusi A mund t’i interesojë edhe botës sonë – tha Kastelaci nga grumbullimi në Koverçano -. Prandaj bëj thirrje për të analizuar dhe verifikuar nëse duhet të marrim masa dhe nëse po, çfarë konkretisht.”
Në lidhje me format e prekjes dhe përhapjes, mjeku italian thotë se futbolli, ashtu si çdo sport që luhet në skuadër, është një fenomen social dhe përfaqëson përqindje të larta të mundësive për t’u prekur nga virusi në fjalë. “Në një dhomë zhveshjeje, mjaftojnë vetën dy minuta, sepse sëmundja përhapet shpejt – shpjegon Enriko Kastelaci – futbolli është një sport ku kontaktet janë të shpeshta, është një fenomen social. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që lojtarët të preken në mënyra nga më të thjeshtat. Duhet të përballemi me mjë sëmundje jo të rëndë, por tepër ngjitëse.”
Për momentin nuk është dhënë akoma aprovimi nga ministria për vaksinën anti-grip, por shoqata e mjekëve sportivë duhet të verifikojë muajt e ardhshëm nëse është e nevojshme të kontrollohen edhe futbollistët.