E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari, kush do ta zëvendësojë Badoer?

Nuk ka kohë për të humbur. Ferrari do të bëjë të ditur sot emrin e zëvendësuesit të kolaudatorit italian Luka Badoer. Në Maranelo do të përzgjidhet piloti që do të drejtojë “Kokëkuqen” e dytë deri në sezonin e ardhshëm.

Dy janë kandidatët më potencialë: Xhankarlo Fizikela dhe Robert Kubica, secili me një listë me kërkesa dhe probleme. Italiani i Force Indias nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pilotuar makinën Ferrari. Pasi pa paraqitjen e dobët të Badoer, Fizikela i ka dërgur skuderisë italiane një sërë mesazhesh gatishmërie.

Kurse polaku Robert Kubica mund të përbëjë avantazh për shkak të moshës së re. Por pritshmëritë e tij për vitin 2011 në njëfarë mënyre mund t’i komplikojnë tratativat. Nga këndvështrimi teknik, ka një avantazh në krahasim me Fizikelën, sepse di si të drejtojë një makinë me sistemin Kers, por për ta marrë, skuadra duhet të bëjë disa rregullime praktike. Kubica është 184 centimetra i gjatë, 18 centimetra më shumë se Masa, 15 më shumë se Badoer.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›