Të gjithë kundër Lipit: Kasano në kombëtare
Marçelo Lipi kërkoi të respektohet zgjedhja e tij për të mos e grumbulluar Kasanon të paktën për ndeshjet e radhës, por duket se fjalët e teknikut italian e kanë humbur rëndësinë në internet. Pikërisht nga sondazhet e zhvilluara onlajn, rezulton se njerëzit nuk janë dakord me vendimin e Lipit.
Sondazhi i organizuar nga e përditshmja italiane “La gazzetta dello sport” tregon një rezultat plebishitar kundër trajnerit kampion bote në vitin 2006. Në këtë sondazh kishte komente të tilla si: “Mosgrumbullimi i Kasanos në kulmin e karrierës së tij është një turp për gjithë futbollin italian”. Ose një tjetër: “Po nëse Kasano do të shkonte tek Juve, do ishte grumbulluar?” Nuk mungojnë as akuzat, si: “Duke e lënë Antonion jashtë, Lipi bojkoton kombëtaren”. Por ka edhe nga ata që e mbështesin: “Nuk e kuptoj pse nuk e ka thirrur Kasanon, por Lipi duhet respektuar, sepse ka fituar gjithmonë”.
Solidariteti ndaj Kasanos nuk mungon as në rrjetin social më popullor më të dashur për italianët, Facebook, ku sulmuesi i Sampdorias ka një faqe personale, në të cilën ka mijëra fansa. Dhe pikërish në orët e fundit kanë ardhur me qindra mesazhe në mbështetje të 27-vjeçarit barez. Njëri propozon grevë për të parë në televizor ndeshjet e përfaqësueses italiane, deri sa Kasano të rikthehet në kombëtare.
Lipi është bërë objektivi kryesor i tifozëve në Facebook: grupi “Lipi ik!” arriti shifrën e 2000 anëtarëve. Pothuajse të njëjtën shifër ka edhe grupi tjetër “Lipi, thirr Kasanon!”. Ky grup ka mbledhur edhe firma në internet (rreth 2600) në mbështetje të talentit barez.