E Diel, 1 Nëntor 2026

Maikon nuk kënaqet: Na duhet akoma punë

Fitorja e bukur e të shtunës mbrëma ndaj Milanit, mbërritja e fantazistit të shumëdëshiruar (Shnajder) dhe vetëdija për të patur në radhët e skuadrës plot talente, kanë forcuar akoma më tepër bindjen në mjedisin zikaltër për forcën e këtij Interi. Optimizmi i tifozëve është rritur, po ashtu edhe i trajnerit e i lojtarëve. Prandaj, sfida ndaj Barcelonës më 16 shtator është marë me më pak frikë.

Por Interi i bukur që u pa të shtunën në darkë nuk është ende në maksimum. Këtë e thotë Dagllas Maikon, që ndodhet në Brazil për grumbullimin me skuadrën e Karlos Dungës. “Duhet akoma punë – shpjegon anësori zikaltër – Me futbollistët e rinj kemi punuar ende pak për të krijuar një skuadër vërtet të madhe.”

Për shembull hollandezi Uesli Shnajder, që erdhi pak ditë më parë në Milano dhe u fut menjëherë në lojë nga Mourinjo, duke zhvilluar një lojë të bukur në derbi. Me një periudhë të përshtatshme ambientimi, mesfushori mund të rritet akoma dhe bashkë me të edhe skuadra.

Por për momentin është koha për kombëtaren. Kjo është një gjë aspak pozitive për Mourinjon, që i duhet të bëjë pa futbollistët kryesorë të skuadrës. “Në këtë moment nuk ndodhet askush për t’u stërvitur – shpjegon Maikon për “Sky” – por kur të kthehemi, do të bëjmë një punë të mirë të gjithë së bashku, në mënyrë që të zhvillojmë një sezon të madh.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›