AH1N1, ende nuk janë porositur vaksinat e thjeshta
Mbipopullimi dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura brenda hapësirave të vogla nuk do ta shtyjë afatin e nisjes së vitit të ri shkollor apo atij akademik. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë shtyrje afati për nisjen e vitit shkollor. Udhëzimi që është shpërndarë në të gjithë vendin dhe në një pjesë të mirë të sektorëve të drejtorive rajonale shëndetësore, është për dezinfektimin dhe higjienizimin e institucioneve shëndetësore. Veç kësaj mjekët e shkollave duhet të bëjnë çdo ditë informimin dhe të kujdesen për ngjitjen e posterave dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve në të gjithë vendin. Sistemi i gatishmërisë duhet të jetë gjithmonë nën vëzhgim dhe në rastet kur lind nevoja të merren kampionë dhe të dërgohen për ekzaminim pranë laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik. Nga ana tjetër, dje, zëvendësministri i Shëndetësie, Arben Ivanaj, ka sqaruar se direktivat e para të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me nisjen e sezonit arsimor janë për informim, dezinfektim dhe pajisje me materiale mbrojtëse. Më vonë Shqipëria do të jetë gjithmonë në zbatim të urdhrave të dhëna nga OBSH-ja për pasjen e gjendjes në kontroll. Sakaq, për sa i takon vaksinave të thjeshta të gripit sezonal, ende sektorët e shëndetësisë shqiptare nuk kanë bërë kërkesë për furnizim. Kjo pasi në vendet e zhvilluara nuk janë kryer ende testet klinike për efektshmërinë dhe efektet anësore të kësaj vaksine. Firmat farmaceutike kanë marrë parasysh parashikimin e tipave të viruseve që do të jenë në qarkullim në Hemisferën Veriore dhe atë Jugore për të përgatitur më pas vaksinën e thjeshtë të gripit për vitin 2009.
Deri në dhënien e përfundimeve për efektshmërinë e këtyre dozave, mësohet se shëndetësia shqiptare nuk do të bëjë asnjë kërkesë. I mbetet sistemit privat farmaceutik të bëjë furnizimin si në të gjitha vitet e tjera. Por këtë herë, në numër më të madh.
Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, mbipopullimi në ambiente të vogla, ulja e temperaturave, prania më e pakët e diellit, vitamina D, si dhe përhapja më e shpejtë e virozëve në përgjegjësi dhe influencës AH1N1 në veçanti, do të jetë problematike gjatë nisjes së vjeshtës dhe me hapjen e institucioneve shkollore.
Të parët që duhet të bëjnë vaksinën janë personeli shëndetësor, punonjësit e porteve dhe aeroporteve, pacientët kronikë, fëmijët, mosha e tretë, gratë shtatzëna. Periudha më e mirë dhe më e favorshme e rekomanduar për qytetarët mbetet muaji shtator-tetor-nëntor. Më pas efektshmëria e tyre është tepër e ulët.