Siti nuk ndalet më, rrëmben edhe Leskot
Mançester Siti i pandalshëm në merkato. Pasi ka marrë mesfushorin 35-vjeçar brazilian Sylvinjo, tashmë ka futur në dorë edhe mbrojtësin 27-vjeçar të Evertonit, Xholeon Leskot, i cili ka kaluar vizitat mjekësore me Sitizens-at. Pas refuzimeve të Evertonit dhe paqartësive të Sitit, i cili kërkonte edhe kapitenin e Çelsit, Xhon Terri, tratativa mes palëve u rrit vetëm gjatë ditëve të parë të javës.