Banorët protestues kërcënohen nga kryebashkiaku
Banorët e fshatrave të Valiasit të Ri, Kasallës, Qerek dhe Tapizës, të cilët që prej disa ditësh po protestojnë kundër grumbullimit dhe djegies së plehrave pranë banesave të tyre
janë takuar dje për këtë problem me kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu. Sipas banorëve, në këtë takim jo vetëm që nuk kanë gjetur një zgjidhje, por edhe janë kërcënuar me jetë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës. Nga ana tjetër, ky institucion, në një qëndrim zyrtar, bëri të ditur dje se "vend-depozitimi i mbeturinave me një sipërfaqe prej 4.3 hektarësh, është pronë shtetërore dhe bashkia nuk lejon tjetërsimin e saj për interesa private të askujt". Po kështu, theksohet se "në kuadër të marrjes së përgjegjësive, Këshilli Bashkiak Kamëz ka marrë vendim të posaçëm për vend depozitimin e plehrave të Bashkisë së Kamzës në këtë sipërfaqe. Vendimi është i konfirmuar ligjërisht edhe nga Prefektura e Tiranës. Është studiuar me kujdes të veçantë dhe është marrë miratimi edhe i KKRT Kamzë për këtë vend depozitimi të plehrave". Drejtuesit e Bashkisë së Kamzës pranuan se
problemi është shqetësues për të gjithë banorët e këtyre zonave duke krijuar kushte jo normale për banim e në ndotjen e mjedisit. Ata janë shprehur se në krijimin e kësaj gjendjeje jonormale, kanë ndikuar edhe njerëz të ndryshëm me apo pa dashje, duke djegur mbeturinat e depozituara. Ndërkohë që pohojnë se tani për tani ky është i vetmi vend depozitimi i mundshëm për plehrat e kësaj bashkie. Shpresa e vetme për banorët e kësaj zone me një ndotje të lartë mjedisore duket e largët. Përfaqësuesit e Bashkisë së Kamzës shprehen se "janë marrë masa dhe së shpejti konkretizohet dhe projekti për përpunimin dhe menaxhimin e plehrave të këtij vend depozitimi, me institucione shtetërore dhe donatorë të huaj. Konfirmojmë se jemi në afatet e përfundimit të gjetjes së burimeve të financimit dhe shpresojmë kjo të ndodhë brenda përfundimit të këtij viti".