"Qetësohet" kriza e eksporteve shqiptare
Shqipëria eksportoi 75 milionë euro mallra gjatë muajit korrik, duke shënuar performancën më të mirë mujore që nga tetori i vitit të kaluar, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Megjithëse në bazë vjetore eksportet e korrikut qenë 17.3 për qind më të ulëta, ekspertët shpjegojnë se kriza e këtij sektori është drejt lehtësimit. Eksportet shënuan nivelin më të ulët mujor në janar, kur Shqipëria eksportoi pak më shumë se 50 milionë euro. Eksportet shqiptare kanë njohur vetëm rritje gjatë dekadës së fundit dhe rënia e këtij viti është diçka që ndodh për herë të parë. Gjatë periudhës janar-korrik 2009, Shqipëria eksportoi 446 milionë euro mallra me rënie rreth 20 për qind kundrejt eksporteve prej 557 milionë eurosh të realizuara në të njëjtën periudhë të vitit 2008. Eksportet kanë ardhur në rritje, duke filluar nga muaji shkurt. Ecuria e eksporteve shqiptare kushtëzohet veçanërisht nga kërkesa konsumatore në Europën Perëndimore, veçanërisht Itali.
Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, eksporti i veshjeve dhe këpucëve, të cilat janë edhe mallrat më të rëndësishme shqiptare, shënoi një rënie dramatike, duke futur në vështirësi shumë serioze financiare një numër të madh kompanish. Sipas të dhënave të Dhomës Kombëtare të Eksportuesve të Veshjeve, rreth 10 mijë punëtorë (përafërsisht 15 për qind e forcës së tyre punëtore), u pushuan nga puna, ose u mbajtën me orar të reduktuar. Sektori eksportues është ende larg kohës së vet më të mirë, por ekspertët thonë se së paku tani për tani është shmangur rreziku i një rënieje të mëtejshme.