Interi, pranë marrëveshjes me Shnajderin
Marrëveshja mes Interit dhe Shnajderit është shumë pranë: kanë mbetur për t‘u diskutuar vetëm detaje në lidhje me rrogën. Mesfushori i Realit do të mbërrijë në Itali për të formalizuar detajet dhe marrëveshja do të bëhet shumë shpejt zyrtare. Murinjo kishte kërkuar me ngulm një fantazist dhe zgjedhja e tij ishte lojtari i kombëtares së Holandës, i cili dëshironte të qëndronte në Spanjë, por më pas ka pranuar destinacionin zikaltër.