E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamas, konfirmon vrasjen e liderit të grupit islamik

Hamasi, partia në pushtet në qytetin e Gaza-s në Palestinë, njoftoi se lideri i një grupi islamik pan-arab ishte ndër 22 të vrarët në disa përleshjet me policinë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamasi, tha se Abdel Latif Moussa u vra në përleshjet mes mbështetësve të grupit të tij Jund Ansar Allah (Luftëtarët e Allahut) dhe policëve të Hamasit në jug të qytetit të Rafahut. Moussa i bëri një sfidë degës nacionaliste të Hamasit, Islami Palestinez, ndërsa shpalli përpara Lutjes së të Premtes një 'emirat islamik' në Gaza. Përleshje të ashpra mes Hamasit dhe salafistëve shkaktuan 22 të vdekur dhe të paktën 120 të plagosur natën e të premtes duke gdhirë e shtuna në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. "Përleshjet e natës të së premtes, duke gdhirë dita e shtunë të Hamasit me një grup ekstremistësh në jug të Rripit të Gazës shkaktuan 22 të vdekur dhe të paktën 120 të plagosur", tha për AFP-në një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës palestineze. Rafahu, bastioni lokal i lëvizjes salafiste, ideologjikisht e afërt me Al Kaedën, ndodhet në kufi me Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›