E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, konfirmohet 1 rast i ri ne Shqiperi

Shqiperia vazhdon te shenoje raste te reja me gripin e derrave. Gjate dites se djeshme eshte konfirmuar rasti i 31, ai i nje 19 vjecar nga Kamza i cili rezulton se eshte sheruar tashme. I riu, 19 vjecar nga Kamza ishte shtruar ne spitalin infektiv ne Tirane pasi kishte shfaqur shenjat e gripit dhe nuk ishte permiresuar. Mostrat e analizave se te riut u moren dhe u derguan ne Rumani. Nderkohe,19 vjecari u kurua me antiviralin, Tamiflu per shkak te gjendjes se renduar te semundjes. Pergjigja e mberritur nga Rumania pas me shume se nje jave konfirmoi se 19 vjecari ishte prekur nga virusi i gripit te derrit. Por i riu nderkaq eshte sheruar dhe ka lene spitalin dite me pare se te mberrinin analizat. Ky rast konfirmoi dyshimet e specialisteve qe pretendojne se numri i te prekurve nga virusi i gripit te derrave eshte shume me i larte se rastet e konfirmuara zyrtarisht. Keshtu ne vendin tone, deri me tani jane konfirmuar zyrtarisht 31 persona te prekur nga virusi pandemik, ndersa pritet konfirmimi nga Rumania per nentipin H1N1 edhe per mbi 100 mostra te tjera. Sipas ISHP te gjitha rastet e trajtuara ne vendin tone kane pasur simptoma te lehta dhe jane sheruar plotesisht. Deri tani jane konfirmuar zyrtarisht 31 raste te te prekurve me grip derri ne Shqiperi. Numri i mostrave te mbledhura ne te gjithe vendin deri ne daten 9 shtator eshte 662.

Gripi, postera ne shkolla

Me nisjen e vitit te ri shkollor pervec udhezimeve te bera per mjeket dhe mesuesit do te shtohen edhe posterat nga Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik. Ne te gjitha shkollat e vendit, diten e hene do te shperndahen broshura, ku do te kete informacione te detajuara mbi gripin e derrit, por edhe menyrat sesi te mbrohen nxenesit prej tij. MASH ka udhezuar mesuesit qe t'i kushtojne nje rendesi te vecante sjelljes se nxenesve ne klase. "Kemi marre nje sasi te konsiderueshme materialesh, postera broshura, si dhe kemi cuar nje udhezim te vecante ku do te behen te ditura te gjithe arsyet e mosfrekuentimit te mesimit nga ana e nxenesve", u shpreh drejtori i arsimit parauniversitar ne MASH, Fatmir Vejsiu. Sipas tij, cdo gje eshte gati per sa i perket masave ndaj virusit H1N1, diten e hene kur eshte edhe dita e pare e shkollave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›