PS: Berisha te hape kutite e votimit, te reflektoje sa nuk eshte akoma vone
Partia Socialiste reagoi ndaj deklarates se Berishes, duke i kerkuar te reflektoje ndaj kerkesave te opozites sa nuk eshte vone. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Olta Xhacka, deklaroi dje se Sali Berisha duhet te kuptoje se, as genjeshtrat e njepasnjeshme dhe as indiferenca teatrale, ndaj kerkesave te opozites, per hapjen e kutive te 28 qershorit nuk do ta bejne PS te terhiqet. Njeheresh ajo paralajmeroi se, kreun e ekzekutivit keto veprime, nuk e shpetojne dot ate dhe qeverine e dyte te Gerdecit, nga perballja me te verteten, qe fshihet ne ato kuti te marra peng, ne shkelje te ligjit e te se drejtes sone te pamohueshme. "Kryeministri i Gerdecit nuk pushoi se genjyeri dje shqiptaret, duke arritur te thote se ka pasur oferte nga Edi Rama, per te bere nje qeveri pa Ilir Meten. Por sot te gjithe shqiptaret e kane kuptuar se pazari i tij me Ilir Meten, per mashtrimin e nje pjese te popullit opozitar, eshte bere perpara 28 qershorit", komentoi deklaraten e Berishes, se "i eshte kerkuar bashkepunim nga Rama", tha Xhacka. Megjithate, sipas saj, Sali Berisha e uli ne preher Ilir Meten, ne kembim te mashtrimit publik, qe LSI-ja u beri 83 mije shqiptareve. "Berisha nuk mund ta ule dot kurre ne gjunje PS dhe nuk mund ta mbaje dot kurrsesi ne kembe qeverine e dyte te Gerdecit, duke mbajtur ne erresire te verteten e kutive te krimit elektoral, te 28 qershorit", theksoi ajo. Xhacka u shpreh se sot te gjithe shqiptaret e kane kuptuar se pas krimit shteteror te Gerdecit, nuk qendron thjesht Fatmir Mediu, po vete Sali Berisha. I cili, sipas saj, kerkon ta ktheje Shqiperine ne nje feud te tij, ku zgjedhjet grabiten, ku populli genjehet e mashtrohet perdite dhe ku qeveris nje oborr feudal te korruptuarish, te pandehurish e te kerkuarish nga populli per mashtrim publik. "Hapja e kutive eshte sot nje e drejte e pamohueshme e cdo pale, jo vetem ne boten demokratike, po dhe ne Afganistanin e larget, prandaj Sali Berisha duhet te reflektoje perpara se te jete vone", beri thirrje deputetja socialiste