Kosove, Sejdiu dhe Thaci urojne Berishen per postin
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu si dhe Kryeministri Hashim Thaci, uruan dje kryeministrin Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes ne kete post. Ne nje telegram derguar kryeministrit, Presidenti Kosovar Sejdiu, i shpreh urimet me te perzemerta te popullit te Kosoves per rizgjedhjen ne krye te qeverise. "Republika e Shqiperise tashme ka kapercyer procese te rendesishme e historike dhe kontributi juaj per keto arritje te medha, ka qene teper i vecante. Duke qene se sfidat dhe synimet tona jane te perbashketa, ne jemi te perkushtuar qe te punojme se bashku per paqen, stabilitetin dhe te ardhmen evropiane te dy vendeve tona dhe te te gjithe rajonit", shkruan Sejdiu. Ndersa homologu i tij Kosovar, Hashim Thaci, i percolli pergezimet me te sinqerta ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves. "Republika e Shqiperise ka arritur suksese te rendesishme ne rrugen e saj drejt permbushjes se kritereve dhe parimeve demokratike. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje arritje e jashtezakonshme jo vetem per Shqiperine", uron Thaci.