E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Gara mes Rames dhe Lakrorit, false

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, ne nje prononcim te dhene dje per "Ora Nees", deklaroi se gara mes Rames dhe Lakrorit eshte nje false dhe me kushte te pabarabarta. Sipas tij, socialistet jane ne presion, per te mbeshtetur kryetarin ne detyre dhe imponimi i Rames, e ben garen te stisur. Ai gjithashtu shtoi se platforma qe paraqet Rama eshte vetem per forcimin e bojkotit dhe kjo platforme, nuk do ta sjelle PS-ne ne pushtet. Nderkohe Bello theksoi se qellimi i Levizjes se Mendimit Ndryshe, ka ne axhenden e saj, qe te diskutoje per ndryshimet statusore. Te cilat jane te domosdoshme dhe te shpjegoje pse bojkoti, nuk eshte rruga e drejte, dhe te shpjegohet per demokratizimin e partise. "Socialistet duhet qe te mbeshtesin frymen e kesaj levizjeje sepse beson se "Levizja per demokratizim te Partise Socialiste" do te behet nje fryme mbizoteruese, ne Partine Socialiste", apeloi deputeti i partise me te madhe ne opozite, Marko Bello.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›