A/H1N1, mungon korrektesa e mjekimit të pacientëve në rrethe
Mjekët e spitaleve të rretheve nuk trajtojnë me tamiflu në kohën e duhur pacientët që janë të prekur nga virusi AH1N1 dhe kjo rrezikon seriozisht jetën e tyre. Madje, rasti i vdekjes së fundit i një gruaje shtatzënë me dy binjakë nga gripi i derrave ndodhi sepse mjekët e rrethit të Kukësit nuk e trajtuan atë në kohën e duhur me tamiflu. Këtë e kanë pohon për median drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, ku për më tepër theksojnë se i kanë drejtuar të
gjitha spitaleve rajonale një udhëzim për të trajtuar në mënyrë sa më korrekte pacientët që janë të prekur nga virusi AH1N1 apo dyshohen që janë të prekur. Ndërkohë, ai shpjegoi edhe shenjat e gripit të derrave dhe momentin kur duhet të fillojnë mjekimin edhe pse nuk u është bërë ekzaminimi për virusin. Trajtimi i pacientëve që vijnë nga rrethet me virusin AH1N1 nuk është bërë në mënyrë korrekte, pasi shumë prej tyre u është mohuar trajtimi me tamiflu, ndonëse rekomandimet e dikasterit të Shëndetësisë janë që bluzat e bardha duhet të realizojnë mjekim korrekt mbi çdo rast të dyshuar apo të prekur nga virusi i gripit të derrave. Mjekët e rretheve presin që pacienti të ketë temperaturë 40 apo të jenë shumë rëndë nga gripi që të përdorin medikamentin mjekues Tamiflu, por kjo është shumë e rrezikshme, pasi mund të shkaktojë vdekjen e pacientit, sidomos të atyre që janë në grupet e riskut", pohon Pëllimb Pipero, duke shtuar se mjekët e rretheve justifikohen duke thënë se nuk e dinin që kanë të bëjnë më rastin e gripit të derrave si në rastin e gruas shtatzënë, e cila erdhi në spitalin Infektiv, kur situata e saj ishte e rëndë dhe e pamundur për ta shpëtuar. Gjatë trajtimit të çdo të sëmuri të kihen parasysh shenjat që paraqesin rëndimin e sëmundjes pavarësisht se sëmundja mund të paraqitet fillimisht pa komplikacione, por rëndimi mund të jetë i shpejtë, brenda 24 orëve, duke paraqitur disa shenja.
Last Updated on E Merkure, 13 Janar 2010 22:37