E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me investimet publike, Bashkia e Tiranës kthen Bllokun 61 në grumbull inertesh

Prej pesë muajsh është ndërprerë rikonstruksioni i rrugëve në bllokun 61  Investimet në infrastrukturën rrugore mbeten një nga sektorët ku Bashkia e Tiranës kryen abuzime të mëdha. Përveç shpenzimit në shifra kolosale për 250 metra rrugë, bashkia dhe kontraktorët e saj abuzojnë edhe me mënyrën e të zbatuarit të investimeve. Blloku 61 në kryeqytet shënon rastin flagrant ku bashkia si investitore dhe si kontraktore ka nisur punimet, ka shkuar deri në një farë mase dhe më pas i ka ndërprerë ato. Në të shumtën e rasteve abuzimet

e bashkisë në rikonstruksionin e rrugëve ka qenë në bërjen atyre vetëm me asfaltim, kur fondi për to është miratuar edhe për kanalizime të ujërave të zeza, kanalizim të ujërave të bardha, trotuare etj, pra të gjitha punimet që nevojiten në një rrugë. Sipas informacioneve të grumbulluara nga gazeta rezulton se abuzimet më të fundit që po bën bashkia në vjedhjen e fondeve është në rikonstruksionin i këtij blloku pallatesh pallateve. Kështu në buxhetin e vitit 2009 të Bashkisë së Tiranës është miratuar dhe një fond rikonstruksioni i infrastrukturës së bllokut nr 61 (kufizuar nga rrugët: Qemal Stafa, Bajram Curri, rruga e Dibrës dhe Oxhakut, me një sipërfaqe rreth 29.5 ha, dhe vlerë 251.979.501 lekë. Punimet për këto rrugë filluan që në muajt e parë të vitit 2009. Por, në të, përveç se gërmadha të lëna në mes të rrugës u janë shtuar edhe gjysmat e trotuareve të bëra nga ana e bashkisë. Në këtë bllok pallatesh që duhet të kishte përfunduar së rikonstruktuari nuk është bërë as gjysma e punës. Punimet në këto rrugë janë bërë gjysma- gjysma, që do të thotë janë shtruar 10 metra rrugë, janë ndërprerë punimet në 10 metrat në vazhdim. E njëjta situatë është edhe për trotuaret, ku përveç bordurave të vëna në të gjithë sipërfaqen që parashikonte projekti, është ndjekur e njëjta taktik për shtrimin e pllakave në shtrimin e tyre. Punimet në bllokun 61Prej më shumë se 5 muaj në këtë bllok pallatesh nuk po kryhen punime, çka tregon se rikonstruksioni i rrugës ka përfunduar. Por nga panorama e paraqitur nuk tregohet e njëjta gjë. Në të gjithë këtë bllok pallatesh çdo punim që është bërë, duket sikur është bërë nga vetë banorët duke shtruar secili pjesën e rrugës përpara pallatit, dhe ai që nuk ka para nuk e shtron. Por jo, nuk është punë e kryer nga banoret e pallateve, por një investim i Bashkisë së Tiranës, që nuk dihet se për çfarë arsye ka pezulluar punimet duke e lënë rrugën një pjesë të shtruar dhe një tjetër të pa shtruar. Megjithatë një gjë është e sigurtë se Bashkia e Tiranës në bllokun e pallateve 61 në qytetin e Tiranë në vitin 2009 kanë filluar punimet për përmirësimin në infrastrukturë në këtë bllok pallatesh. Por, në vend që të rregullonte rrugët në bllokut 61i ka kthyer ato një shqetësim për qytetarët. Abuzimet e Bashkisë me rrugëtPër shumë rrugë është miratuar fond për rikonstruksionin e Kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe asfaltimin e rrugëve, por nga ana e firmës së përzgjedhur selektivisht nga Bashkia e Tiranës është bërë asfaltimi i rrugës duke lënë pas rikonstruksionin e kanalizimeve. Kanë qenë disa rrugë që janë asfaltuar vetëm pak kohë më parë, për të cilat është miratuar fondi edhe për kanalizimet, por këto të fundit nuk janë bërë. Pak kohë më parë është bërë asfaltimi i rrugëve Ali Baushi, Tele Ndini, Filip Shiroka, Sadik Kaceli si dhe rruga Ramazan Zakja. Në të gjitha këto rrugë janë bërë punë sipërfaqësore dhe jo ndërhyrja në atë drejti për të cilën është e nevojshme. Përveçse problemeve në tenderim, në këto rrugë janë zhvilluar punimet mbrapsht. Fillimisht është bërë asfaltimi i tyre dhe më pas bashkia, për të lëvruar fondin e akorduar i ka dhënë viston firmës që të punojë edhe për kanalizimet ndërkohë që asfaltimi i sapo përfunduar do të shkatërrohej plotësisht. Në lidhje me rrugën Ramazan Zakja dhe Sadik Kaceli, për të cilat është miratuar projekti: Rikonstruksion i tyre nga Bashkia e Tiranës, me vlerë të përbashkët të projektit prej 13 303 782 lekësh duke përfshirë zërat ndërtim montim, mbikëqyrje dhe kolaudim. Në rrugën Sadik Kaceli vetëm sa është asfaltuar dhe nuk është bërë asnjë punim tjetër.  Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›