E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, qytetarët të painteresuar për vaksinën

Qytetarët e Tiranës vazhdojnë të mos tregojnë interes për t'u vaksinuar kundër virusit A/H1N1.
Nga një vëzhgim nëpër poliklinikat e kryeqytetit, rezulton se një numër shumë i vogël i qytetarëve janë vaksinuar kundër gripit të derrit, gjë që sipas bluzave të bardha nuk ka qenë e parashikueshme. Sipas tyre, ajo se çfarë vihet re është fakti se pacientët kanë frikë nga ndikimet anësore që mund të ketë ky medikament.
Në një nga qëndrat shëndetësore në kryeqytet, deri më tani vetëm dy pacientë janë paraqitur për të marrë vaksinën kundër A/H1N1 Kjo situatë paraqitet edhe në disa qendra të tjera shëndetësore në kryeqytet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›