Shoqata Sfinks, ja si diskrimiminohet komuniteti Egjiptjan
Situata social-ekonomike, që përfshin çdo sektor jetik në Komunitetin e Egjiptianëve të Shqipërisë, është tejet e rëndomte dhe katastrofave, të mendosh se po jetojmë në shekullin e 21 me ketë mjerim ku kulmi i varfërisë, tashmë ka kllapuar jo vetëm shtresat më të varfra të shoqërisë, përfshi këtu çdo komunitet apo minoritet, por dhe bizneset e vogla dhe të mëdha, në vend. Kjo gjithnjë sipas një monitorimi të shoqatës Sfinks. Në monitorimin e saj thuhet se të bën
përshtypje të kalosh e jo me të rrish, në një nga zonat ku ka më shumë egjiptian siç është zonën e quajtur Selite pranë njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë. Zone kjo e populluar jo vetëm nga komuniteti Egjiptian dhe ai Rom, të harruar, me dashje nga pushteti qendror dhe ai vendor. Gjithashtu rruga Irfan Tomini që kalon deri në Selitë, të lë të kuptosh që dhe në infrastrukture, ka një diskriminim të heshtur me dashje, duke i shtruar rrugët nëpër shumë lagje të Tiranës, dhe kur është fjala për të shtruar disa metra rruge në këtë zonë për të cilën po flasim deputeti aktual fitues i krahut të majtë, dhe pse ua mori votat atyre, në atë zonë , jo më që nuk duket ndonjëherë mes banorëve për shqetësimet e tyre. Mirëpo ky segment rruge, ka vit që nuk shtrohet me asfalt, sipas banoreve me të vjetër të kësaj lagjeje, pa marre parasysh se kujt i përkatësie etnike i përkisnin, atë gjithë thonë të njëjtin vit qe mbanin mend qe nga asfaltimi i rrugës i cili ishte viti 1986. Një tjetër faktor diskriminimi për këtë komunitet është dhe Gjendja Sociale, Ekonomia dhe Papunësia. Sipas shoqatës dihet që këto faktorë shoqërojnë njëra tjetrën në jetën e çdo qytetari të botës, në rast se do të kishim ekonominë do të kishim dhe punën, ose anasjelltas. Por në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, ajo që quhet çudi dhe absurditet, sepse komunitetit tonë asnjëra nga këto të dyja nuk i ofrohet. Komuniteti i Egjiptianeve Shqiptare, ka ndjere gjithmonë thellimin e varfërisë në familjet e tyre, të cilët me pas detyrohen të mbledhin nëpër rrugë mbeturina dhe inerte, materiale hekuri , bakri dhe alumini, për ti shitur nëpër pikat e grumbullimit, vetëm e vetëm për të siguruar kafshatën e bukës, dhe për të ruajtur nderin e familjes, që fëmijët e tyre të mos marrin rrugën e ndaluar, e megjithatë tek tuk ka raste të cilët disa të rinj të komunitetit tonë, përdoren si shitës droge, ose si përdorues, si vjedhës ordinere, apo fëmije sado të paket në numër të cilët lypin nëpër rrugët e metropolit të Tiranës, ose duke larë xhamat e makinave nëpër semaforë, të gjitha këto janë panorama dhe imazhe negative për ne, dhe për vendin dhe ata që qeverisin, pasi atë shkrete mundohen për të çuar një copë bukë në shtëpitë e tyre ku hera herës disa familje që kemi evidentuar flenë herë me bukë e herë pa bukë, herë të larë e herë të palarë, herë me drita e herë pa drita, madje në disa raste tragjike kanë humbur jetën disa fëmije nga uria dhe infeksionet e tjera, thekson shoqata.