E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, nëntë të dyshuar të rinj në vendin tonë

Mostrat e të dyshuarve janë dërguar për të bërë analizat në Bukuresht të Rumanisë, dhe se mjekët janë në pritje të rezultateve të cilat do të konfirmojnë nëse pacientët janë të infektuar me virusin A/H1N1.

Dy nga pacientët mësohet se janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej tyre është i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” , ndërsa personi tjetër ndodhet i shtruar në Senatoriumin në Sauk.

Deri tani në vendin tonë janë 20 raste të konfirmuara me virusin A/H1N1. Specialistët e ISHP-së kanë bërë të ditur se në shumicën e pacientëve, virusi ka qenë në formën e tij të butë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›