E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Peqin, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

I plagosuri Idajet Gryka ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Elbasanit ku dhe po i nënshtrohet një operacioni.

25 vjeçari udhëtonte me mjetin tip “Ford Fiesta” me targa italiane kur u aksidentua rreth orës 12:30, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e këtij rasti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›