E Shtunë, 31 Tetor 2026

AH1N1 në Kosovë, 57 të infektuar nga gripi i derrit

PRISHTINE- Numri i personave të prekur nga gripi i derrit në Kosovë ka arritur në 57,mes të cilëve 3 serbë. Vetëm në tri ditët e fundit, janë regjistruar 15 raste të reja.

Bëhet e ditur se të gjithë të infektuarit nga virusi A H1N1 janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka deklaruar se personat e infektuar janë të grupmoshave të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe në ditët në vijim pritet që gripi të ketë shtrirje në shumicën e komunave të vendit.

Numri më i madh i të infektuarve janë në Prishtinë, për shkak se në kryeqytet është fluksi më i madh i njerëzve, megjithatë, të infektuar ka edhe nga Obilic, Drenas, Vushtrri, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë

Grupi për menaxhimin e pandemisë në Kosovë është duke e monitoruar situatën dhe së shpejti pritet që të ketë inspektime në shkollat fillore dhe të mesme si dhe institucioneve shëndetësore.
(express/s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›