E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Raporti i Transparency, lajm i keq për Tiranën

TIRANE- Ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan e konsideron raportin e Transparency International një lajm të keq për Tiranën zyrtare. Në fjalën e tij gjatë konferencës rajonale për biznesin, që u zhvillua sot paradite ambasadori Lohan theksoi se niveli i korrupsionit në vend mbetet mjaft shqetësues.

Zoti ambasador ka kërkuar të realizohen reformat e duhura dhe të bëhet më shumë në luftën antikorrupsion.

Transparenncy International publikoi dje indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, ku Shqipëria renditej në vendin e 95-të, me koeficient 3.2 ndërkohë që një vit më parë ajo renditej në vendin e 85-të. Në bazë të këtij raporti Shqipëria ishte vendi i parafundit më i korruptuar në Ballkan, duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën.

Lajm të keq për Shqipërinë, e cilësuan raportin edhe 6 ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë të cilët reaguan nëpërmjet një deklarate të përbashkët për shtyp.

Ata e konsideruan shqetësim të madh korrupsioni dhe kërkuan marrjen e masave urgjenet pirr të ndryshuar këtë tendecë

Lohan: Bojkoti i opozitës, pengon miratimin e ligjeve të rëndësishme
Gjatë konferencës rajonale për biznesin, Ambasadori i KE-së Helmut Lohan theksoi se biznesit i duhet të përballojë një kosto të lartë, ndërsa vlerësoi se mungesa e gjykatës administrative është problematike. Lohan kërkoi që ligji për këtë gjykatë të miratohet sa më parë, dhe nënvizoi se mungesa e opozitës në Kuvend përbën një problem për mosmiratimin e mjaft ligjeve të rëndësishme.
Lohan siguroi e KE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë me asistencë dhe këshillat e duhura për përparimin e vendit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›