AH1N1, vdes në Itali shqiptari, një tjetër në spital
NAPOLI- Një emigrant shqiptar ka humbur jetën nga virusi AH1 N1 në Itali. Mediat italiane bënë të ditur dje se 37 vjecari gjeti vdekjen në spitalin Monaldi të Napolit ku ishte shtruar në spital pasi kishte pasur probleme shëndetësore.
37 vjecari kishte kryer më parë një transplant veshke dhe ishte në trajtim për zëvendësimin e një valvule kardiake, gjithashtu kishte probleme me diabetin dhe hipertensionin.
Shqiptari ishte shtruar në spitalin e Napolit që prej 6 nëntorit, ku ishte transferuar nga spitali Kotunjo.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Itali janë shënuar 5 viktima të reja nga virusi i gripit të derrit.
Mediat italiane flasin dhe për një shqiptar tjetër i cili ndodhet në një spital të Pavias i infektuar me virusin AH1N1. Shkruhet se 35 vjecari me banim në Teramo, është transferuar urgjentisht me helikopter të dielën në spitalin e Pavias ku ndodhet aktualisht.
Mjekët janë treguar optimistë mbi përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, i cili aktualisht është në gjendje stabël, pavarësisht se ka një prognozë të rezervuar.
(s.g/corriere dela sera/BalkanWeb)