Udhëtim në Mirditë për t‘u njohur "mes vedit"
Ka sjellë për lexuesin një tjetër "libër udhëtimesh". Kësaj here ka zgjedhur Mirditën dhe vendet rreth e rrotull saj. Ai është gazetari i reportazheve, i dashuruar pas historisë dhe vendeve, por edhe njerëzve të thjeshtë, protagonistë të ndodhive të tij. Fatos Baxhaku, prej pak ditësh ka bërë të njohur vëllimin me reportazhe të titulluar "Mirdita & rreth e rrotull", botuar prej shtëpisë botuese "Papirus". Sot, libri do të promovohet në qendrën e Mirditës, në qytetin e Rrëshenit. Me iniciativën e bashkisë së qytetit, para intelektualëve vendas dhe dashamirësve, libri do të paraqitet para atyre që më shumë se kujtdo i përket. Krahas autorit Fatos Baxhaku, nuk do të mungojë edhe përfaqësuesi i gazetës "Shqip" z. Bajram Peçi, duke qenë se reportazhet janë pjesë e arkivit të gazetës, si dhe drejtuesi i shtëpisë botuese "Papirus" z. Benet Koleka.
Një libër vetëm për Mirditën dhe zonat rreth e rrotull saj. Si ka lindur kjo ide?
Historia e këtij libri lidhet me punën time të përditshme. Tashmë prej më shumë se tre vjetësh, si gazetar i "Shqip", udhëtoj çdo javë në një zonë të caktuar të Shqipërisë me qëllimin që të njoh vendin dhe këtë njohje t‘ua bëj të ditur të tjerëve, lexuesve. Gjatë këtyre udhëtimeve, një nga zonat e mia të preferuara ka qenë Mirdita. Ka ndodhur kështu për shumë arsye. Së pari, Mirdita ka një histori të sajën, krejt të veçantë dhe ende të panjohur mirë nga masa e madhe e lexuesve. Së dyti, me këto anë më lidh miqësia me një grup të madh miqsh. Për fat, zakoni i mikpritjes dhe i trajtimit të mikut si gjëja më e shtrenjtë këtu ende nuk është rrëzuar nga ai që ne e quajmë "tranzicion i vështirë dhe i tejzgjatur" duke nënkuptuar thellë-thellë me këtë krijimin e një lloj individi që në thelbin e tij ka vetëm interesin ekonomik. Aty e kam ndier veten jo vetëm të ndihmuar, të mbrojtur, të qetë, por edhe të vlerësuar. Ka edhe një arsye të fundit. Me Veriun më lidh edhe origjina ime. Nëna ime ka qenë nga Shkodra, qytet me të cilin Mirditën e lidhin një mijë e një gjëra. Kështu që për së vogli kam dëgjuar plot e plot histori të vjetra e të reja për këtë krahinë, që asokohe më dukej shumë e largët. Daja im i ndjerë, Vehbi Çanga, gazetar dhe njeri i kulturës, kishte shumë miq mirditorë. Prej tij i kam dëgjuar për herë të parë rrëfenjat për Mirditën. Në vogëli, gjërat nguliten fort në mendje. Kështu që kur studioja për histori i hapja veshët mirë sa herë që përmendej fjala Mirditë. Në universitet kam njohur një mik të ngushtë: Bardhok Gjikolën nga Kurbneshi. Ky jo vetëm më tregonte histori, por me qëndrimin e tij më tregoi se si janë mirditorët e vërtetë. Me Mirditën jam marrë shumë edhe me rastin e botimit të librit tim të parë "Shoqëritë fisnore të Shqipërisë së Veriut nën dritën e burimeve konsullore austro-hungareze", i cili është botuar në Austri dhe Gjermani më 1996. Të gjitha këto lidhje, si edhe shtysa që më dhanë miqtë e mi Ndue Dedaj, Bardhok Gjikola, Benet Koleka dhe Gjon Dedaj, bënë që në njërën prej ditëve, të ulesha dhe të seleksionoja nga gazeta "Shqip" reportazhet dhe fotot që ju i keni parë tashmë në libër. Sikurse e kam shkruar edhe në parathënien e librit, mirditorëve ua kam një borxh të vjetër. Kurrë nuk kam bërë për ta aq sa kanë bërë ata për mua. Libri për Mirditën nuk është gjë tjetër veçse një hap i vogël e i ndrojtur për ta shlyer sadopak këtë borxh.
Vëllimi i dytë i juaji vjen si një përmbledhje me reportazhe pas të parit "Gur". Çfarë sjell për lexuesin ky libër?
Botimi i çdo libri e ka një siklet të madh. Ose, të paktën duhet ta ketë. Besoj se çdo autor me mend në kokë e shikon me sy kritik atë që ka shkruar që të nesërmen e botimit. Në rastin e "Gur" ky dyshim për veten ishte shumë i fuqishëm. Por kisha gabuar. "Gur" u prit shumë mirë dhe kjo ishte një tjetër shtysë për të botuar "Mirditën". Gjithnjë kam qenë i mendimit se një nga defektet tona të mëdha është mosnjohja. Në thelb, ne shqiptarët nuk e njohim njëri-tjetrin. Kështu që besoj se ky libër do të rreket të plotësojë njohjen tonë për njëri-tjetrin. Nëse ia arrij disi këtij qëllimi, atëherë do të ndihem më i qetë.
E keni titulluar "Mirdita dhe rreth e rrotull". Si gazetar, çfarë ju ka bërë përshtypje prej këtij vendi verior?
Në radhë të parë dinjiteti. Mirdita është një krahinë që nuk e ka ulur kokën kurrë. Në pjesën më të madhe të historisë së saj është qeverisur nga rregullat e veta dhe shumë rrallë ndonjë pushtues ka arritur të shkelë në tokën e saj. Dinjiteti, sigurisht që shoqërohet gjithnjë nga vijimësia. Këtë vijimësi mirditorët e kanë ruajtur edhe në kohët e tyre më të zeza. Mua më duket se historia e kësaj krahine është për t‘u marrë shembull nga çdo individ i veçantë. Sidomos sot, në kohët kur fjala dinjitoz ngatërrohet shpesh me fjalën i marrë.
Çfarë ndodh "rreth e rrotull" Mirditës?
Në fakt, e di që titulli "Në Mirditë e rreth e rrotull" mund të krijojë ndonjë diskutim, sidomos në radhët e gazetarëve apo publicistëve vendas. Do ndodhë kështu sepse, si kudo nëpër Shqipëri, lokalizmat janë ende të fortë. Secili prej njerëzve që marrin lapsin në dorë e quan krahinën e tij më të lavdishmen, më nacionalisten, më të shkolluarën e kështu me radhë. Unë e kam zgjeruar gamën e tematikës gjeografike me një qëllim të vetëm. Mirdita ka qenë zonë qendrore e trevave që kam marrë në trajtim ndonëse ka diferenca me Zadrimën, Fushën e Matës, Kurbinin e ndonjë krahinë tjetër. Megjithatë, gjërat që i bashkojnë këto zona janë më shumë se ato që i ndajnë. Pastaj gjatë dekadave të tëra kanë ndodhur edhe lëvizje të popullsisë. Kështu për shembull, mirditorë sot gjen kudo. Në këtë kuptim nuk do të ishte e drejtë që udhëtimet e mia të përqendroheshin vetëm në Mirditën tradicionale. Ju më pyesni se çfarë ndodh sot rreth e rrotull Mirditës. Punohet, ëndërrohet, njerëzit lindin e vdesin, me një fjalë jetohet. Vetëm se jetohet ndryshe nga ne që jetojmë në qytete të mëdha. Kjo është ajo që kam dashur t‘u them lexuesve.
Mua më ngjan sikur vendet dhe njerëzit të cilët përshkruani, vijnë prej një kohe të largët, sikur nuk u përkasin ditëve tona. Keni zgjedhur t‘i përshkruani kështu, apo jeta e tyre kalon realisht në të tilla dimensione?
A e dini se si më thonë miq e shokë kur mësojnë se do të shkoj në Rrëshen apo Rubik, apo edhe më tej? Sa larg që qenke nesër!? Kështu më thonë, duke mos e fshehur aspak padijen e tyre. Në fakt, këto zona janë një orë e gjysmë e shumta me makinë nga Tirana. Ja përse këta njerëz apo vende ju duken si nga një kohë e largët. Në fakt, unë nuk kam zgjedhur askënd. Kam mbajtur shënime apo kam fotografuar ato që më janë shfaqur gjatë udhëtimeve të mia. Shpresoj që ky libër të ndikojë sadopak që këta njerëz të duken gjithnjë e më tepër si të kohëve tona dhe jo sikur vijnë nga qëmoti.
Nëpërmjet reportazhit, ju vetëm rrëfeni, përcillni fakte e detaje të njohura e të panjohura. A gjendet aty edhe një mendim i juaji personal në lidhje me sa shihni?
Thonë që një nga parimet e gazetarisë duhet të jetë ftohtësia. Na kanë mësuar që kur raportojmë të jemi njësoj si një copë akull, që nuk ka ndërmend të shkrijë as para dhimbjes më të madhe. Mbase duhet të jetë vërtet kështu, por ama kur raportojmë dhe jo kur shkruajmë reportazhe. Nuk ke se si të mos shprehësh edhe ndjenjat e tua kur shikon një qytet të braktisur, një ish-bulevard ku shëtisin delet, kur thahesh në të njëjtën sobë të vjetër bashkë me një familje që nuk ka bukë në shtëpi, apo kur sheh një minator që jep shpirt para syve të tu me mushkëritë e ngurtësuara nga silikoza. Mbase e kam unë gabim, por nuk e luaj dot rolin e copës së akullit.
Kryesisht çfarë synoni të sillni për lexuesin?
Sikurse e thashë edhe më parë, qëllimi im është njohja e shqiptarëve ‘mes vedit‘. Ky është si të thuash qëllimi im i parë profesional. Por mundohem që edhe t‘i zbavit njerëzit, duke shënuar ndonjë histori të këndshme apo duke u rrëfyer peizazhin, legjendat, zakonet, dialektin. Në fund të fundit, një udhëtim duhet të jetë një gjë zbavitëse dhe jo një punë e lodhshme. Kam pasur fat që reportazhet e mia në "Shqip" botohen ditët e diela. Le ta quajnë të pasionuarit pas udhëtimeve këtë si një mundësi për të dalë diku bashkë me mua, ndonëse mund të jenë në shtëpi.
Historitë njerëzore, sa ndikojnë ato në ngjarjet që përcillni?
Sigurisht që ndikojnë. Janë vetë njerëzit, personazhet që unë kam takuar ata që e kanë mbushur këtë libër. Kanë ndikuar tek unë jo vetëm me historitë e tyre, por edhe me qëndrimin e tyre të sotëm. T‘ju tregoj një rast. Para disa muajsh isha në zonën e Ndërfanës, atje ku dikur ka qenë zemra e Principatës së Arbrit. Në një dhomë të thjeshtë të një kulle njëri nga të pranishmit po rrëfente një histori të tijën. Nuk e kisha vënë re, por më ishin mbushur sytë me lot. Historia e tij më kishte kujtuar një të ngjashme që më kishte ngjarë mua vetë dikur. A e dini se çfarë bëri plaka e shtëpisë? Më mori mënjanë në një dhomë tjetër dhe më tha: "E shof që paske kalu nji hall t‘madh. Por mahu burrë. Nëse shkrun aq pastër sa këto lotët e tu, atherë çdo gja ka me ken ma mirë". Nuk e harroj kurrë atë porosi.
Përse parapëlqeni reportazhet, çfarë e bën të veçantë atë?
Nuk e di të them saktësisht nëse jam unë që e preferoj këtë gjini, apo janë të tjerët, kolegë e drejtues të mi që e kanë kuptuar se mund të jem më i dobishëm në udhëtime sesa në redaksi. Di të them vetëm që në këtë pikë jam njeri me fat. Bëj punën që më pëlqen dhe ku mendoj se jap më shumë e më mirë. Të udhëtuarit është në fakt, më shumë se profesion, një mënyrë jetese më vete. Më e para nga të gjitha të shpëton nga zymtësia dhe ngushtësia e zyrës, pastaj takon njerëz të ndryshëm sheh vende të ndryshme, realiteti që ti sheh të bën të jesh më me këmbë në tokë, së fundmi është edhe një lloj sporti që të ndihmon që edhe fizikisht të ndihesh mirë, këtu do të përfitoja nga rasti që të falënderoj drejtuesit e "Shqip", Besnik Myftari, Bajram Peçi dhe të gjithë kryeredaktorët që kanë qenë e janë, që më kanë qëndruar në krah në punën time. Pa ta do ta kisha pasur të pamundur. Kam qenë me fat. Nuk është kollaj të të kuptojnë në ditët e sotme.
Sa e vështirë është të botosh një libër sot?
Për këtë duhet të pyesnit më mirë shokun e botuesin tim, Benet Koleka, të "Papirusit". Por meqë ndodhem po flas unë në emër të tij. Sidomos për të tillë libra botimi është një gjë fort e vështirë. Në radhë të parë është vështirësia e financimit. Pata fat që më sponsorizoi "ProCredit Bank" dhe kështu arritëm në kohë që libri të prezantohej edhe në panairin e librit "Tirana 2009". Por vështirësitë nuk mbarojnë këtu, fillojnë ato të shpërndarjes, të mbledhjes së të ardhurave, e kështu me radhë. Megjithatë, unë ndihem disi më i qetë. Sikurse e thashë Mirditës dhe njerëzve të saj ua kisha një borxh. Të paktën e hodha një hap për ta larë këtë borxh.