Angli, një shqiptar nga Kosova në gjyq për terrorizëm
LONDER- Në Angli ka nisur procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova i cili dyshohet se po përgatitej për të kryer vepra terroriste në Britani.
Në banesën e të pandehurit Krenar Lusha, policia thotë se ka zbuluar 14 telefona celularë dhe një kompjuter Lap Top në të cilin u gjetën materiale kompromentuese, mes te cilave edhe leksione sesi të realizonte shpërthime me makina bombe. 30 vjecari akuzohet se kishte shkarkuar nga internetit materiale qe e mësonin se si mund të ndërtonte një bombë që përdoret në sulme kamikaze.
Gjithashtu si provë materiale e gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale.
Prokuroria angleze- shkruajnë mediat në Britani- thotë se dispononon edhe një bisede telefonike të Lushës ku deklaronte se do të vriste sa më shumë qytetarë amerikane dhe hebrenj. Lusha nga ana e tij ka mohuar akuzat.
Media britanike e komentoi arrestimin e Lushës sebashku me katër persona të tjerë si shkatërrimin e një cellule terroriste të cilët po përgatisnin eleminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
(telegraph/BalkanWeb)