E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Krishtlindjeve, lind në Kinë foshnja 7 kg

PEKIN- Një grua në Kinë ka sjellë në jetë një bebe gjigand plot shtatë kilogram që i ka mahnitur të gjithë, por që është konsideruar një dhuratë e bukur për festat e fundvitit. Pikërisht natën e Krishtlindjes në gjigandin Aziatik lindi një fëmijë gjigand shtatë kilogram, 56 centimetra i gjatë ndërsa të gjithë të afërmit e ciftit mendonin se gruaja do të lindte binjakë. Babai i djalit është 1 metër e 94 centrimetra i gjatë dhe peshon 115 kilogram, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë një prej arsyeve të një lindjeje të tillë. Edhe pse fëmija ka lindur i shëndeteshëm mjekët janë shprehur të shqetësuar për vogëlushin dhe kanë sugjeruar menjëherë një dietë për të. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›