E Shtunë, 31 Tetor 2026

AH1N1, në nëntor vaksina vetëm për qeveritarët

Kostoja e kësaj vaksine është rreth 1500 lekë dhe pritet të mbërrijë në muajin nëntor. Sipas ISHP-së, deri më tani janë marrë 70 mostra të personave të dyshuar, të cilët kanë rezultuar jo të prekur nga virusi AH1N1 

TIRANE-Grupet e para që do të vaksinohen falas për t’u mbrojtur nga gripi i derrave AH1N1 do të jenë personeli mjekësor, qeveritarët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 2 vjeç. Kostoja e kësaj vaksine është rreth 1500 lekë dhe pritet të mbërrijë në muajin nëntor. Sipas ISHP-së, deri më tani janë marrë 70 mostra të personave të dyshuar, të cilët kanë rezultuar jo të prekur nga virusi AH1N1. Aktualisht spitalet tona e kanë vaksinën tamiflu, në një sasi të atillë që mund të përballojnë vetëm rastet e para të emergjencës së këtij gripi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›