A/H1N1, rende nje grua shtatzene

Nje grua shtatzene ne muajin e peste, qe dyshohet te jete prekur nga virusi A/H1N1 ndodhet ne gjendje te rende ne reanimacionin e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes.
37-vjecarja nga Fushe-Kruja, e cila pret binjake eshte futur ne terapi, nderkohe qe qendron e shtruar ne spital prej tre ditesh.Nderkohe mesohet se edhe nje tjeter person, i cili dyshohet te jete prekur nga virusi i rrezikshem, qendron i shtruar ne reanimacion.