Rama: Berisha gënjeu për biznesin e vogël
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e cilësoi këtë shoqatë si, “ shprehje e nevojës për të vazhduar betejën për një autonomi vendore të sanksionuar në Kushtetutë dhe për të bërë të mundur që zëri i të gjithë atyre që dëshirojnë autonominë vendore si një instrument ligjor, demokratik dhe qytetarë të dëgjohet”. Duke u ndalur te deklaratat e bëra dje nga Kryeministrit Sali Berisha, që bizneset e vogla do të pagujanë taksat pranë bashkive dhe komuave, Rama, tha se, “kjo është një gënjeshtër dhe se nuk ka asnjë lehtësim nga vendimi i djeshëm i Sali Berishës”. Sipas tij, “ka vetëm një zbrapsje përballë kërkesës sonë që të ardhurat nga ky biznes të mos shkojnë në arkën e shtetit, por në atë të komunave dhe bashkive, megjithatë mbetja në fuqi e regjimit të TVSH-së, për të gjitha bizneset e vogla mbetet një problem akut për ekonominë vendore, dhe për bizneset e vogla”.