E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Roskovecit në derë të Kryeprokurores: Zbardhni vrasjen e ish-deputetit Xhindi

TIRANE - Një përfaqësi e banorëve të Roskovecit i janë drejtuar sot institucionit të Prokurorisë dhe konkretisht titullares, Ina Rama, me një peticion për zbardhjen e vrasjes së ish-deputetit Fatmir Xhindi. Banorët thanë për mediat që ndjekin rrugëtimin e tyre drejt organit të akuzës se "Kryeprokurorja Rama duhet të invesotohet personalisht si titullare, për të zbardhur vdekjen më të rëndë të vitit, atë të ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi".

Ai ishte zgjedhur për disa vite rresht si deputet në zonën tonë duke marrë më shumë se 70 për qind të votave. Ka qenë përfaqësuesi ynë dhe ne kërkojnë që shtetit të gjejë autorët që e ekzekutuan dhe shkaqet", tha njëri prej banorëve që priste para Prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo është hera e dytë që banorët e kësaj zone dalin publikisht, të kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Para pak muajsh ata i bënë një letër të hapur të gjithë drejtuesve të shtetit dhe të drejtësisë ku kërkonin zbardhjen e vrasjes së ish-deputetit, ndodhur 7 muaj më parë në Roskovec.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Roskovecit, provincë e Fierit u vra natën e 2 majit në derën e shtëpisë së tij me automatik. Në fillim u fol për konflikt pronash, por asgjë nuk është thënë zyrtarisht se për çfarë është vrarë i zgjedhuri socialist në këtë zonë dhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›