E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret Petroviç: Shqipëria ndihmë për komunitetin serb

Gjatë konferencës për shtyp, Meta deklaroi se qeveria shqiptare do të ndërmarrë hapa konkret për integrimin e komunitetit serb në Kosovë. “Qeveria e Shqipërisë është e vendosur që të ndihmojë në mënyrë konkrete për të krijuar kushte më të mira sociale në dobi të këtyre komuniteteve me shumicë serbe. Mbështetja maksimale për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë, bazuar në shtetin e së drejtës është shumë e rëndësishme për një të ardhme evropiane të Kosovës”, u shpreh Meta pas takimit. Shefi i diplomacisë shqiptare pa përshëndetur edhe vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. “Shpreh bindjen se edhe gjatë vitit të ardhshëm Shqipëria dhe Bosnja do t’i bashkangjiten këtij procesi”, tha më tej ai, duke shtuar se shpresonte që edhe Kosova të kishte një udhërrëfyes nga BE-ja për vizat, në mënyrë që edhe ky shtet të integrohej në bllokun evropian. Nga ana e tij, Petroviç ka deklaruar se ishte me rëndësi ndihma që Shqipëria po jepte për komunitetin serb në Kosovë.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›