E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni: Qeveria të përmbushë kriteret për vizat

Deputeti, Ilir Gjoni tha gjatë një konference se Qeveria duhet të dëgjojë me vëmendje  zërin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të popullit shqiptar dhe të punojnë konkretisht për përmbushjen e detyrimeve. “Nuk ka asgjë të keqe ta pranosh dështimin, e keqe është kur nuk e njeh atë dhe ne vend që të punosh për korrigjimin e tij të bësh fajtore fatin historik të shqiptarëve të cilët në fjalët e perifrazuara të ministrave tanë “kurrë nuk kemi qenë të parët” e për rrjedhojë duhet të ulin kokat e të presin Haxhi Qamilin e rradhës. Ndaj i bëjmë apel të kërkojnë falje publike për këtë dështimin që i la shqiptarët të fundit në rajon sa i përket lëvizjes së lirë pa viza në hapsirën shengen”, u shpreh ai. Gjoni përmendi edhe deklaratat e Karl Bild, sipas të cilit vendet dështuan në përmbushjen e standardeve të kërkuara. “Procesi i integrimit në Bashkimin Europian dhe në veçanti procesi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve varet nga një fakt shumë i thjeshtë që Opozita ka kaq kohë që e përsërit. Kjo është bërja e detyrave të shtëpisë nga ana e qeverisë”, tha deputeti opozitar.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›