A/H1N1, shënohet viktima e gjashtë në Maqedoni
SHKUP- Arrin në gjashtë numri i viktimave nga gripi i derrit në Maqedoni. Viktima më e fundit u shënua sot, një vajzë tri vjeçe e gjysmë vdiq si pasojë e virusit A/H1N1. Klinika Maqedonase për Sëmundjet Infektive deklaroi sot se gjëndja shëndetësore e së miturës u përkeqësua papritur dhe për pasojë humbi jetën.
Vajza ishte shtruar në klinikë para pesë ditëve në gjendje përgjithësisht të rëndë dhe për këtë arsye ishte vendosur në reanimacion. Mjekët sqarojnë gjithashtu se që prej gjashtë muajsh ajo mjekohej edhe për shkak të konvulsioneve akute.
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë shtruar 17 pacientë të rinj, ndërkohë që në pavionin infektiv të Spitalit Ushtarak janë mbajtur edhe tre raste të reja të dyshimta me virusin A/H1N1.
(e.n/BalkanWeb)