E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama peng i mafias që mban peng opozitën

ELBASAN- Tone të ashpra dhe akuza ka përdorur në fjalimin e tij Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha gjatë Kuvendit të Partisë Demokratike në Elbasan. Në vijim të deklaratave të mëparshme të kryeministrit Berisha dhe kolegëve të tij, Ministri Basha ka akuzuar kreun socialist për lidhje me mafian , ndërsa u shpreh se kjo e fundit nuk njeh zgjedhjet duke mbajtur peng edhe opozitën.

“Zgjedhjet nuk i njohu dhe nuk i njeh mafia shqiptare. Zoti Rama sot është në radhë të parë peng i mafias dhe në radhë të dytë mashë e saj. Sot Edi Rama refuzon, mban peng, kërcënon me zërin, duart dhe tentakulat e mafias deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste për të zënë vendin në parlament. Opozita shqiptare është sot e dhunuar e nëpërkëmbur e shkelur nga mafia” u shpreh Ministri Basha.

Nga podiumi i demokratëve në Elbasan, Basha ftoi kolegët e tij socialistë të ndërpresin bojkotin dhe ti bashkohen mazhorancës në Kuvend, aty ku sipas tij bëhet dialogu politik.
Ministri Basha nuk harroi të rikujtojë dhe premtimin për heqjen e vizave vitin e ardhshëm. “Pa viza brenda korrikut të vitit që vjen ashtu sic ju premtua shqiptarëve anembanë vendit”.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›