E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1 shkakton probleme epileptike tek fëmijet

Pas prekjes nga gripi i derrit të katër fëmijëve në Teksas të Shteteve të Bashkuara, zyrtarët kanë dhënë alarmin se ai virusi AH1N1 mund të shkaktojë probleme epileptike tek te miturit. Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA, fëmijët e shtruar në spital nuk kanë pasur komplikime serioze. Megjithatë, lajmi se gripi mund të shkaktojë probleme epileptike nuk habit mjekët, të cilët thonë se çdo lloj gripi, qoftë dhe ai sezonal, mund të sjellë probleme të tilla. Ekspertët shprehen se komplikimet në tru, prekin më shumë fëmijët, pasi ata janë më delikatë ndaj çdo sëmundjeje. Megjithatë, qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar.
Shenjat që tregojnë se fëmija vuan nga probleme epileptike janë ndryshimet në sjellje, problemet me kujtesën, konfuzioni, deliri apo problemet në frymëmarrje. Ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë deklaruar se deri tani rastet e infektimit me virusin AH1N1 kanë qenë të lehta. Mënyra se si mund të ndryshojë sjella e virusit, mbetet e panjohur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›