Kushta: Humbja e Flamurtarit njollë për fanelën
Humbja 8-1 e Flamurtarit në Skoci ndaj Motheruell ka një shpjegim. Sokol Kushta, një ish futbollist i kësaj skuadre dhe i ekipit kombëtar, tregon se fajin e ka formacioni sulmues i ndërtuar për të përballur skocezët në fushën e tyre. Kushta, një prej futbollistëve të brezit të artë të Flamurtarit nuk arrin as ta konceptojë idenë e shitjes së një ndeshjeje futbolli. Por ai pranon se rezultati i takimit të djeshëm i ka vënë një njollë Flamurtarit që do ta ndjekë gjatë në histori.
Sipas tij ekipet shqiptare duhet t’u nënshtrohen analizave të thella teknike. Mbajtja e statistikave të përformancave të futbollistëve, apo siç quheshin “normat” një praktikë e kohës së regjimit të shkuar në Shqipëri, do të ishte efikase, pasi do të tregonte qartë nivelin e futbollistëve shqiptarë. Rezultati i habitshëm 8-1 pas fitores në Vlorë nuk është kapërdirë as nga banorët e qytetit.