Ban Ki Moon në Kinë, thirrje për vazhdimin e rimëkëmbjes së ekonomisë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka mbëritur në Kinë ku do të mbajë bisedime me ministrin e Jashtëm kinez, Jang Jieki. Sipas programit për zhvillimin të Kombeve të Bashkuara, takimi mes dy zyrtarëve do të fokusohet në rritjen ekonomike të Kinës dhe përmirësimit të standarteve të jetesës në këtë vend. Vizita vjen në prag të samitit për klimën në Kopenhagen, që ka për synim arritjen e marrëveshjeve lidhur me ndryshimet klimatike.