AH1N1, ulet tregtimi i prodhimit të mishit të derrit
Konfirmimi i 8 rasteve të prekur nga gripi i derrit, si edhe pritja e konfirmimit për rastet e tjera ka krijuar frikë te qytetarët. Secili po përpiqet që të ruajë veten dhe të afërmit për të mos pasur kontakt me asgjë që stimulon infeksionin nga AH1N1. Duke u nisur nga kjo dhe nga e gjithë situata e krijuar jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, psikoza e gripit të derrit AH1N1 ka çuar në ulje të konsumit të mishit të derrit, tregtimit dhe blerjes edhe të nënprodukteve të tij. Tregtarët në pikat e tregtimit të produkteve të mishit, të vendosur nën "presionin" e kësaj psikoze, sqarojnë se asgjë dhe asnjë e keqe nuk vjen nga mishi i derrit apo produktet e tij, por pavarësisht kësaj, frika e krijuar te qytetarët e ka pakësuar konsumin e mishit të derrit.
Zakonisht në pikat e tregtimit të nënprodukteve të mishit të derrit, qytetarët nuk janë tepër të interesuar për të blerë edhe në sasi të vogël. Frika se mund të infektohen apo të preken nga gripi është arsyeja kryesore. Kjo, pavarësisht se mjekët dhe specialistët e shëndetit publik kanë sqaruar se asnjë prej nesh nuk rrezikon të preket nga virusi nëse konsumon mish derri. Temperaturat mbi 100 gradë Celsius dezinfekton dhe pastron të gjitha produktet ushqimore, përshi këtu edhe mishin e derrit.
Psikoza
"Gripi i derrit është thjesht një psikozë, ashtu siç ishte edhe gripi i pulave, por qytetarët nuk e kuptojnë këtë gjë, janë të frikësuar dhe është ulur shumë shitja e mishit të derrit, pançetës, produkteve të sallamit me mish derri", sqaron njëra nga shitëset e pikës së shumicës së produkteve të mishit. Sipas saj, asnjë problem dhe asnjë shqetësim shëndetësor nuk vjen nga konsumi i mishit të derrit. Këtë e ka pranuar shëndetësia, specialistët që kujdesen për shëndetin e popullatës, e madje edhe Ministra e Shëndetësisë. Qytetarët duhet të kuptojnë se mishi i derrit i vendit apo i importuar nga jashtë mund të konsumohet nga të vegjël e të mëdhenj, nga qytetarë të të gjitha moshave dhe në ushqime të ndryshme. Gatimi në temperaturë të lartë është mbrojtësi më i mirë dhe garancia se nuk rrezikojmë të prekemi nga asnjë virus i gripit të derrit AH1N1.
Raportimi për vendin
Të gjitha rastet e shfaqura në Shqipëri me virusin AH1N1 kanë simptoma të lehta. ISHP-ja ka raportuar lidhur me ecurinë e shpërhapjes së këtij virusi në vendin tonë, se shenjat e shfaqura ishin temperaturë më e ulët se 38 gradë Celsius, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje muskulore dhe lodhje. Sipas ISHP-së, vetëm dy raste të mundshme paraqitën shenja klinike, për të cilat u gjykua shtrimi në spital dhe vetëm për një rast u fillua trajtimi i menjëhershëm me tamiflu. Të gjitha rastet e tjera nuk kanë pasur komplikacione dhe nuk janë shtruar në spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë. Dy raste janë trajtuar në kushte ambulatore dhe nën mbikëqyrjen e mjekut me tamiflu.
Në Shqipëri janë konfirmuar deri tani 8 raste me gripin e derrit dhe 11 raste të tjera dyshohen si të mundshme.